Moti i Keq/ Ja si paraqitet situata në porte sa i përket lundrimit!

vovalbania November 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i Keq/ Ja si paraqitet situata në porte sa i përket lundrimit!

Lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në portet e vendit vijon të jetë i pezulluar për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë territorin.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, duke filluar nga mesnata era do të jetë me drejtim Jug-Jug-Perëndim. Forca e detit do të jetë 8-9bft , shpejtësia e erës 15-28m/s dhe lartësia e dallgës do të jetë nga 1.8-3.50

Përmirësimi i kushteve të motit pritet pas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022.

Situata në portet dhe radat paraqitet si më poshtë:

Në portin Durrës për operimin e mjeteve që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës , do ju njoftohet në një moment të dytë. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Dy mjetet që operojnë në Portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë ndodhen aktualisht  në portin e  Brindisit. Nesër në mëngjes rreth orës 5:00  pritet që të mbërrijë në portin e Vlorës vetëm mjeti “Galaxy”, kurse mjeti “Ioan Star “ nuk do të niset nga porti i Brindisit për shkak të kushteve të meteorolgjike. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë janë nisur nga porti i Sarandës në mëngjesin e ditës së sotme dhe ndodhen aktualisht në portin e Korfuzit.

Këto mjete nuk do të nisen ditën e nesërme nga Porti i Korfuzit për në Sarandë por do të qëndrojnë në Portin e Korfuzit. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. Për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE