Einxhel Shkira sapo na zbuloi planet për sezonin e ri televiziv!

vovalbania November 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira sapo na zbuloi planet për sezonin e ri televiziv!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Ditën e sotme Einxhel me anë të një video të postuar në Instastory ka treguar se sezonin e ardhshëm televiziv do të këtë një projekt të saj. Pasi mesa duket këtë vit nuk ka mundur të realizojë asgjë për shkak të shtatzanisë. Në video gjithashtu bukuroshja është shprehur se këto premtime nuk do të mbahen vetëm në rast të ndonjë shtatzanie të dytë.

Kjo nuk do të thotë që nuk do kemi një projekt televiziv sezonin e ardhshëm 

Do kemi shumë madje

*Vetëm nëse mbes prap shtatzanë s’mbaj përgjegjësi për premtimet e mia

 

Tashmë të gjithë e dinë se prej kohësh Fjoralba dhe Einxhel Shkira kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe për këtë shumë prej ndjekësve i drejtojnë pyetje njërës për tjetrën.  Dihet se tashmë çështja e shtatëzanisë së Einxhel prej kohësh është shumë në vëmendje e nga kurioziteti i të gjithëve edhe Fjoralba merr pyetje të shumta në rrjete sociale për këtë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një ‘Ask’ të zhvilluar në Instagram, ku ndjekësit e kanë pyetur se çfarë dhurate ka menduar  për bebin e Einxhel .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE