U panë duke u puthur në mes të New York-ut, por çfarë deklaron komediani i njohur për Dua Lipën (FOTO)

vovalbania November 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U panë duke u puthur në mes të New York-ut, por çfarë deklaron komediani i njohur për Dua Lipën (FOTO)

Dua Lipa prej kohesh përflitet se ka nisur një lidhje me komedianin Trevor Noah. Spekulimet kanë nisur pasi ata janë parë u puthur dhe përqafuar në Nju Jork.

Trevor Noah ka bërë një reagim së fundmi lidhur me këto thashethemet që u ndezën për të dhe Dua Lipën.

Kur u pyet për thashethemet, ai vuri ‘buzën në gaz’ dhe theksoi ndër të tjera se:

“Është e mahnitshme për mua se sa të fuqishme janë këto gjëra”.

Jo vetëm kaq por ai u ndal edhe tek një situatë me mikeshën e tij teksa u panë të përqafuar gjatë verës, duke pretenduar se gjërat po zmadhohen me doemos.

“Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë gjatë gjithë darkës. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime të gjata dhe në puthjen e dytë me përqafim”, thoshte kohë më parë një burim për DailyMail

Ylli i popit dhe komediani u fotografuan më herët në një darkë intime në Miss Lily’s në East Village, Neë York, për të cilin një burim i brendshëm i tha “Page Six” se ishte një vend i zgjedhur nga Noah.

Burimi shtoi se Lipa u “godit” në atë që ishte “padyshim një takim romantik”. Një burim i veçantë tregoi asokohe se Lipa dhe Noah nuk janë zyrtarisht çift.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE