Krimet e shpeshta, Biden bën thirrje sërish për ashpërsimin e ligjit për armët e zjarrit!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krimet e shpeshta, Biden bën thirrje sërish për ashpërsimin e ligjit për armët e zjarrit!

Presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre në të shtënat në Virxhinia vetëm dy ditë përpara Ditës së Falënderimeve dhe bëri thirrje për më shumë veprime për të kufizuar aksesin e armëve në SHBA.

Biden vuri në dukje se si familjet do të mbajnë zi në ‘një nga festat më të dashura’ në vend, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket në Virginia duke vrarë 6 persona.

Tragjedia e fundit e shkaktuar nga armët e zjarrit bëri që Biden të bënte thirrje për më shumë veprime për reformën e armëve, pasi lavdëroi shtytjen e tij për këtë çështje në fillim të këtij viti.

“Këtë vit, unë firmosa reformën më të rëndësishme të armëve në një gjeneratë, por kjo nuk mjafton. Ne duhet të ndërmarrim veprime më të mëdha”, shkroi ai në deklaratën e tij të mëngjesit të së mërkurës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE