Përmbytjet në Lezhë, disa akse të pakalueshme për mjetet e vogla!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbytjet në Lezhë, disa akse të pakalueshme për mjetet e vogla!

Në qarkun Lezhë sërish raportohen problematika për shkak të reshjeve të shiut që mbrëmë e sot në mëngjes vijuan me intensitet të mesëm deri të lartë. Raportohet se ranë rreth 40 mm reshje.

Situata e deritanishme paraqitet si më poshtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Kemi 500 ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuotë kritike.

Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme.

Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

Ndërkohë, në Shkodër, tjetër qark i prekur nga moti i keq janë mbi 1 mijë e 400 ha të përmbytura.

Sa i përket parashikimit të motit, edhe sot në vendin tonë do të dominojnë kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira e reshje shiu, kryesisht në veri e në jug të territorit shqiptar. Ndërkohë, temperaturat luhaten në vlerat ditore nga 4 deri në 17 gradë celcius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE