Laborator kokaine në Fratar të Fierit! 15 të arrestuar deri tani, ngarkesa nga Kolumbia


Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Operacioni i urdhëruar nga SPAK në një laborator kokaine në Fratar të Fierit është mbyllur këtë të enjte, pas më shumë se tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s dhe Forcës së Ligjit.
15 persona janë arrestuar deri tani, ndërsa dyshohet se droga është transportuar përmes plehut kimik.
Dhjetëra forca policore ndodhen aktualisht në vendngjarje.
Sipas informacioneve, ngarkesa e drogës ka ardhur nga Kolumbia.
Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, thanë burimet e Anila Hoxhës dhe SPAK vëzhgoi dhe përgjoi për të identifikuar rolin e secilit që është i përfshirë./TCH