Papritur Rina Balaj ndryshon totalisht ‘look-un’ e saj!

vovalbania November 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Papritur Rina Balaj ndryshon totalisht ‘look-un’ e saj!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Rinën e kemi parë shpesh herë të eksperimentoj me ‘look-un’ sidomos me flokët e saj, ku së fundmi duket se bukuroshes i janë mërzitur flokët e saj të gjata ngjyrë portokalli. Me anë të një postimi në Instastory, Rina na ka treguar se ka bërë ndryshimin e rradhës, duke i kthyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe që gjithashtu i shkojnë shumë këngëtares.

Së fundmi Rina na ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, por ditën e sotme na ka treguar se ka një kusht për ndjekësit e saj në mënyrë që të publikoj këngën e saj të re. Bukuroshja ka shkruar në mënyrë që kënga të publikohet duhet që kanali i saj në Youtube të arrijë 5 mijë subscribers. Tashmë na mbetet vetëm të presim nëse ndjekësit e saj do të arrijnë ta plotësojnë këtë kusht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE