Pasi Donald Trump shpalli kandidaturën për president më 2024-ën, shqiptarët votojnë!

vovalbania November 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh me Trump?! I paqartë nëse do kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë!

Zyrtarisht, Donald Trump, shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024 në 16 nëntor. “Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”, u tha Trump mbështetësve në resortin e tij, Mar-A-Lago, në Florida. Njoftimi vjen një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat përcaktojnë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit Amerikan. Partia Republikane e Trumpit doli më keq seç pritej në këto zgjedhje dhe shumë prej kandidatëve që ai mbështeti, nuk arritën të fitonin.

Trump, manjat i pasurive të patundshme, befasoi me fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2016, kur mundi ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Ndërkohë, tha se nuk po garon sërish për shkak të politikës, por për shkak të dashurisë së tij për Shtetet e Bashkuara.

Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, unë po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë katër vjetëve në krye të Shtëpisë së Bardhë, Trump bëri histori si presidenti i parë që u akuzua dy herë formalisht.

Pikërisht lidhur me këtë kandidaturë, të pyetur nëse Trump do të sigurojë kandidimin e republikanëve për Presidencialet e vitit 2024 në Amerikë, ja si kanë votuar shqiptarët.

Po 60%

Jo 40%

Nuk e di 0%

Pra, shqiptarët mendojnë se Trump do të fitojë, edhe pse dieferenca nuk është e madhe, me 40% të voutesve që zgjodhën ‘jo’ si përgjigje!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE