Sulmohet Albin Kurti, goditet me qershi nga aktivistë të PSD

vovalbania November 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmohet Albin Kurti, goditet me qershi nga aktivistë të PSD

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar me qeska me qershi nga disa aktivistë të Partisë Social-Demokrate të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur ndërsa Kurti po hynte në ministrinë e Drejtësisë.

 

Sulmohet Albin Kurti Albin Kurtin e gjuajnë me qershi, policia krijon gardh mbrojtës‼️Anëtarë të PSD-së kanë mbajtur një aktivitet te ndërtesa e ministrive në shenjë proteste ndaj marrëveshjes për targat, e arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.Në momentin që aty ka ardhur kryeministri Albin Kurti, anëtarët e PSD-së kanë hedhur gota me qershi në drejtim të tij.

Posted by TetovaSot on Thursday, November 24, 2022

Kanë qenë truprojat që kanë ndërhyrë menjëherë duke i hapur një çadër kryeministrit të Kosovës.

Aktivistët dëgjohet tek thërrasin “gënjeshtar” dhe “tradhtar”.

Aksioni i kësaj force politike kishte të bënte me marrëveshjen e djeshme për çështjen e targave ku, sipas PSD-së, Kurti shkeli qëndrimet e tij të para dy ditëve.

“Fakti që kryeministri i Kosovës tenton të hyjë fshehurazi, fshihet nga qytetarët në një takim publik me polici të Kosovës tregon më së miri çfarë marrëveshje kanë bërë, sa të dëmshme janë ato dhe çfarë gjendje ka përfunduar kjo qeveri i Republikës së Kosovës,” – deklaroi kreu i Partisë Social-Demokrate, Dardan Mulliqi.

Ai u shpreh se aksionet do të vazhdojnë.

Menjëherë pas sulmit që anëtarët e PSD-së i bënë kryeministrit Kurti, duke e sulmuar me qershi, ky i fundit është duke mbajtur tubim për prezantimin e buxhetit 2023.

Kurti në këtë takim me qytetarë do të jetë bashkë me ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kurti ka filluar në të gjitha qytet duke bërë prezantimin e buxhetit për vitin 2023. Sot radha ishte në kryeqytet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48448 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE