“Tym i bardhë”, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat!

vovalbania November 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tym i bardhë”, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat!

Kryediplomati europian, Josep Borell njoftoi se “me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për targat ilegale serbe”.

Kosova do t’i japë fund veprimeve të lidhura me riregjistrimin e targave të makinave, ndërsa Serbia nuk do të lëshojë më targa me emërtime të qyteteve të Kosovës.

Negociatat u zhvilluan në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Takimi i tyre pasoi atë të fillimjavës në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiç e që përfundoi pa marrëveshje mes palëve për targat.

Nw Twitter, Borrell shkroi:

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangien e tensioneve dhe për përqëndrim të plotë në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ditët në vijim, zyrtari europian do të ftojë palët në Bruksel për të diskutuar hapat e radhës drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Veçohet angazhimi i SHBA-ve në arritjen e marrëveshjes

Lajçak falënderoi palët për angazhimin e tyre. Po ashtu, ai falënderoi Departamentin amerikan të Shtetit dhe diplomacinë e Shteteve të Bashkuara lidhur me mbështetjen e dhënë.

Bislimi u shpreh:

Pas marrëveshjes së 23 nëntorit, ne duhet të vazhdojmë bisedimet intensive sa i përket propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania dhe Franca, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani falënderoi Ambasadën Amerikane në Prishtine për angazhimin në arritjen e marrëveshjes për targat. Në një postim nw Twitter shkruan:

Mbështetja e saj për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është kyçe. Kosova është mirënjohëse!

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami:

Pas disa orësh, ne e arritëm objektivin tonë: kemi një marrëveshje. Tani mund të nisin bisedimet intensive për normalizim të plotë.

Në një bashkëbisedim virtual me qytetarë në Twitter, diplomati vuri në dukje se “marrëveshja përfundimtare është në tryezën negociuese” dhe se “i gjithë informacioni do të jetë publik”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE