Albora na zbulon më shumë për projektin e saj të ri, si dhe artistët me të cilët do të donte një bashkëpunim!

vovalbania November 25, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Albora na zbulon më shumë për projektin e saj të ri, si dhe artistët me të cilët do të donte një bashkëpunim!

Albora Stafuka, apo siç njihet për publikun vetëm si Albora, është një nga artistet më të reja të tregut muzikor, por që talenti nuk i mungon aspak. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e saj të fundit “Hala” që ndodhet në klasasifikimin e “The Top List”, Top Awards. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ajo na ka folur më shumë për këtë projekt, si dhe ka zbuluar artistët me të cilët do të donte të vinte me një bashkëpunim.

Si erdhi kënga “Hala”?

Ka lindur krejt rastësisht. “Hala” flet për një ndarje, që vjen nga ana e djalit. Por pastaj ai e kupton gabimin dhe dëshiron të kthehet prapë.

Cilët janë artistët e tu të preferuar dhe a frymëzohesh nga ndonjë prej tyre?

Artistët e preferuar shqiptarë janë Dafina Zeqiri, ajo është numër 1 për mua dhe Elvana Gjata. Ndërsa nga meshkujt, Capital T. Nga të huajt Dua Lipa më pëlqen më shumë, por edhe Beyonce, Lady Gaga. Por në fakt, dua të jem vetëvetja pa u ndikuar nga të tjerët.

Ndërkohë ti ke marrë pjesë dhe tek “X Factor Italia”, si ka qenë kjo eksperiencë për ty?

Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe me shumë emocione. Por që më duhej ta ndërprisja, për shkak të një operacioni që duhej të bëja patjetër. Më ka ngelur pak peng.

Si ka nisur ky pasion i yti për muzikën dhe a është e vështirë ta menaxhosh kohën duke qenë dhe nënë e një djali?

Pasioni ka nisur që e vogël. Mendoj se e kam të trashëguar nga gjyshi, ai këndonte shumë. Kur isha e vogël i ulesha në prehër dhe këndonim bashkë. Të nisja një karrierë në muzikë më dukej e pamundur, por tani mendoj se po ja arrij. Fakti që jetoj jashtë dhe që jam nënë është pak më e lodhshme. Nëse duhet t’i jap prioritet diçkaje është padyshim djali. 

Ti ke bërë më herët një bashkëpunim me Stresin, me cilin artist do doje të vije me një tjetër projekt së bashku dhe a kemi ndonjë këngë nga ti së shpejti?

Me Dafinën do doja shumë një bashkëpunim, Xhensilën dhe Capital T. Është një ftesë e hapur. Jam duke e planifikuar dhe së shpejti do kemi një projekt të ri.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Hala”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE