Kushtetuesja rrëzon PD për komisionin hetimor për investimet strategjike!

vovalbania November 25, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kushtetuesja rrëzon PD për komisionin hetimor për investimet strategjike!

Kërkesa e një grupi prej 28 deputetësh të Partisë Demokratike që të konsiderohej jo kushtetues vendimi i Kuvendit për mos ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike nuk është pranuar nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa e deputetëve demokratë nuk ka kaluar fare në seancë plenare dhe është rrëzuar që në mbledhjen e gjyqtarëve në seancë paraprake pasi sipas Kushtetueses kërkesa duhet të ishte dërguar nga po të njëjtët që kishin firmosur për ngritjen e Komisionit Hetimor  (pra 35 deputetë) dhe jo 28.

Gjykata Kushtetuese në vendim evidenton faktin se këtu kemi të bëjmë me një kërkesa për përplasje kompetencash dhe për këtë arsye kërkuesi për zgjidhjen e ‘konfliktit të kompetencës’ duhet të jetë pikërisht 35 deputetët të cilëve nuk iu pranua kërkesa nga Kuvendi i Shqipërisë. Pra, me argumentin se nuk plotëson kriteret formale, pasi kishte më pak firma deputetësh se 1/4 e Kuvendit, aq sa duhen sipas Kushtetutës për ngritjen e një Komisioni Hetimor.

Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Tritan Shehu: Shqiptarët do komunikojnë me Brukselin nga bulevardi, vendi i mbërthyer nga keq qeverisja e regjimit

Mbledhja e Gjyqtarëve thekson se procedurat për zgjidhjen nga Gjykata të mosmarrëveshjeve të kompetencave janë përcaktuar në ligj. Gjykata shqyrton mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve kur mosmarrëveshja ka lidhje të drejtpërdrejtë me ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Kërkesa para Gjykatës ngrihet nga subjektet në konflikt ose nga subjektet e cenuara drejtpërdrejt nga konflikti. Për sa më lart.

Vendimi është marrë me shumicë votash ndërkohë që anëtaret e Gjykatës Kushtetuese  Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar kundër dhe kanë dhënë edhe mendim pakice.  Sipas tyre kërkesa plotësonte kushtet për fillimin e gjykimit kushtetues dhe duhej të kalonte për shqyrtim në seancë plenare. Sipas tyre, duhej të merrej parasysh e drejta e 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje gjykatën dhe gjykata të bënte një interpretim përfundimtar të dispozitës kushtetuese.

Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. PD thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që sipas tyre i janë dhënë miqve të Ramës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar PD përcaktoi edhe përbërjen e Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike ku kryetar ishte parashikuar Gazment Bardhi. Gazment Bardhi që është edhe inciatori për ngritjen e këtij Komisioni, ka thënë qartë që qëllimi është që me anë të kësaj të kuptohet që shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

Kujtojmë se në seancën plenare të 23 qershorit të kaluar Kuvendi rrëzoi me 74 vota kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48391 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE