Në Shqipëri apo Itali, ku do i kalojë Krishtlindjet Beniada Nishani?

vovalbania November 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në Shqipëri apo Itali, ku do i kalojë Krishtlindjet Beniada Nishani?

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Ditën e sotme Beniada ka postuar në Instastory një ‘Ask’ , ku të gjithë ndjekësit i kanë drejtuar pyetje dhe disa prej tyre bukuroshja ka vendosur tu përgjigjet. Një prej ndjekësve e ka pyetur Beniadën se ku do t’i kalojë Krishtlindjet, në Shqipëri apo në Itali dhe bukuroshja nuk ka ngurruar të japë një përgjigje:

Krishtlindja është dita më e rëndësishme e vitit dhe gjithashtu këtë vit do i kaloj me familjen time në Itali

Beniada shpesh poston foto nga përditshmëria e saj duke na treguar çdo ditë edhe më shumë rreth vetes së saj. Së fundmi me anë të një Instastory bukuroshja na ka treguar një nga ushqimet e saj të preferuara dhe është një ushqim tradicional shqiptar. Specat e mbushur janë një nga pjatat e preferuara të saj dhe Beni është shprehur se së shpejti do mesoj që ti gatuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE