Sot një ndër gratë më të bukura të Hollywood-it por dikur Anya Taylor-Joy është bullizuar për shkak të pamjes së saj!

vovalbania November 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot një ndër gratë më të bukura të Hollywood-it por dikur Anya Taylor-Joy është bullizuar për shkak të pamjes së saj!

Aktorja e njohur Anya Taylor-Joy është e njohur për rolet në serialet “Queen’s Gambit” e “Peaky Blinders”, ndërsa vëmendjen e publikut e tërheq bukuria e saj dhe shija e modës. 26-vjeçarja është konsideruar si një nga gratë më të bukura në botë, por në vitet e adoleshencës kishte kaluar një periudhë të vështirë, për të cilën foli së fundmi në një emision. Aktorja u shpreh se:

Kam qenë shumë, shumë me fat me prindërit e mi, sepse kur më ngacmonin për shkak të dukjes sime, nëna ime gjithmonë më thonte se duhet të shikosh në brendësinë e dikujt. Më thonte mos shiko çfarë nuk është në rregull me pamjen por shiko çfarë zemre ka. Unë me të vërtetë duhet t’i jap meritë nënës sime për këtë, sepse me të vërtetë më ndihmoi.

Aktorja ka folur edhe në të kaluarën për pamjen e saj, duke theksuar se nuk e mendon veten si të bukur.

Nuk mendoj se jam mjaft e bukur për të aktruar në filma. Tingëllon patetike dhe i dashuri im më paralajmëron se çfarë do të mendojnë njerëzit për shkak të asaj që them, por thjesht mendoj se jam e çuditshme.

Rikujtijmë, se rreth një vit më parë ikona gjeorgjiane e shahut, Nona Gaprindashvili ngriti një padi për shpifje kundër Netflix duke i kërkuar pesë milionë dollarë dëmshpërblim me pretendimin se është portretizuar gabimisht në serialin e famshëm, “The Queen’s Gambit”.

Padia i referohet një sekuence në episodin përfundimtar të dramës e cila thotë se Gaprindashvili, tani 80 vjeçe, nuk kishte garuar kurrë kundër burrave. “The Queen’s Gambit” është i bazuar në romanin e vitit 1983 nga Walter Tevis dhe fokusohet në një shahiste imagjinare të quajtur Beth Harmon, të luajtur nga Anya Taylor-Joy.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48339 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE