Statusi i viktimave të dhunës seksuale në Kosovë/Nevojitet shtyrja e afatit për aplikim!

vovalbania November 25, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Statusi i viktimave të dhunës seksuale në Kosovë/Nevojitet shtyrja e afatit për aplikim!

Numër i madh i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ende nuk janë drejtuar te komisioni qeveritar për të kërkuar statusin e tyre që u takon me ligj. Andaj po vlerësohet se afati për aplikim në këtë komision, i cili përfundon ligjërisht në shkurt të vitit 2023, të shtyhet në mënyrë që ofrohet mundësi më e të gjatë kohore që viktimat të aplikojnë për statusin e tyre. Nevoja për këtë u theksua në Konferencën Mobilizimi i komunitetit lokal për fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani tha se deri tani janë mbi 1800 aplikime derisa theksoi se po rritet numri i personave që po lajmërohen e që në kohën e luftës kanë qenë të mitur.

Këto viktima kanë nevojë për ne, por kanë nevojë për të gjithë, kanë nevojë për qytetarët e vendit të vet, për mbështetje, për kurajo, sepse një numër i madh i tyre ende janë të stigmatizuara, një numër i madh i tyre ende nuk kanë aplikuar në komision dhe nëse e shohim afatin kohor, afati kohor për të aplikuar në komision ka filluar në 2018 dhe përfundon në shkurt të vitit që vjen. Gjithsesi, po  punojmë në atë drejtim, bashkë me Qeverinë e Kosovës por edhe shoqërinë civile  qe t’u jepet mundësi për me vazhdu afatin e aplikimit, po shpresojmë që do të jepet mundësi për me vazhdu afati i aplikimit por vazhdimi i afatit të aplikimit bëhet me ligj sepse me ligj është përcaktuar pesë vite afat për të aplikuar dhe ne do të duhet të gjithë bashkë të mobilizohemi së paku për këtë periudhë kohore që na ka mbetur që ato viktima që mund t’i njohim ti mbështesim dhe t’i drejtojmë të komisioni për ta pranuar një t ë drejtë e cila njihet me ligj.

Ndërsa drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se në kohën kur është përcaktuar 5 vjet afat kohor për të aplikuar ka qenë periudhë kur stigma ishte në kulm.

Roli i institucioneve dhe mekanizmave lokal është qenësor, ne si organizatë jemi 33 vetë punojmë në baza ditore, kemi psikologë, punonjëses social, mjek, që ofrojmë shërbime, megjithatë numri i këtyre personave është shumë i madh prandaj duhet bashkëpunimi institucional për me adresu çështjet në nivel të duhur. Në raport me zgjatjen e afatit të komisionit, ne kemi avokuar edhe për faktin që krimet e luftës nuk parashkruhen, nuk u humbet afati ligjor, as e drejta në krim të luftës nuk ish dashtë me u afatizu në pesë vjet. Mirëpo në kohën kur ne kemi avokuar ka qenë ajo periudha kur stigma ka qenë në kulm kur ka qenë shumë e vështirë kjo shoqëri me hy, në ligjin për vlerat e luftës. Tash duhet të bëjmë çmos se nuk guxojmë me kriju atë shkëputje vakum ligjor që pas 5 shkurtit edhe sikur një grua apo tre apo pesë persona, shteti duhet me ua dhënë mundësinë dhe duhet me ekzistu mekanizmi ku atyre u njohit e drejta ligjore.

Në këtë konferencë u theksua rëndësia e bashkëpunimit me institucionet lokale.

Fokusi kryesor do të duhej të ishte me rritë debatin por njëkohësisht ai debat nëse prej të gjithëve besoj ka me ardhur rekomandim pastaj do të jetë edhe për qeverinë pak më shtytëse për me vazhdu afatin e aplikacionit për këto kategori, për arsye se mendoj qe vetëm edhe një nëse nuk arrijmë me bindë me u regjistru gjatë kësaj periudhe, ne duhet me luftu që me shty afatin, vetëm edhe një person nëse ka mbetur jashtë kësaj përfshirje ne duhet me luftu me shty sepse në këtë proces edhe një individ është i  rëndësishëm. Këtu flitet për individë rëndësia e  të cilëve veç e veç është shumë e rëndësishme. Prandaj jam këtu sot që në emër edhe të kryetarit Rama me shpreh gatishmërinë tonë që  të zgjatet afati pasi që mendoni se ne duhet të jemi pjesë e këtyre fazave të luajmë rolin tonë që na takon në këtë proces.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE