Aktorja Reese Witherspoon ka vetëm një këshillë për të gjitha gratë: “Ikni nga burrat që…”

vovalbania November 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja Reese Witherspoon ka vetëm një këshillë për të gjitha gratë: “Ikni nga burrat që…”

Aktorja e suksesshme Reese Witherspoon ka shprehur së fundmi se “nuk është ar çdo gjë që shkëlqen”. 46-vjeçarja e cila ka fituar çmimin “Oscar”, por ka qenë e nominuar edhe për çmimin “Emmy” është një bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar. Mirëpo, rruga e saj e suksesit ka qenë e shtruar me ‘gjemba’ nëpër të cilën është detyruar të ecë për të luftuar për pozitën e vet në industrinë ku më së shumti dominojnë burrat. Ajo së fundmi u shpreh se:

Më kujtohet që në fillim që në audicione për ndonjë rol gjithmonë kam qenë e rrethuar me meshkuj. Sot situata është ndryshe dhe ka mjaft gra, mirëpo ende janë të domosdoshme mjaft ndryshime sa u përket televizioneve dhe filmave.

Suksesi i madh i saj është rezultat i ambicieve dhe i luftës për realizimin e planeve të cilat nuk kanë nënkuptuar dështimin.

Nëna më ka këshilluar që nëse dëshiroj të bëj diçka, patjetër duhet ta bëj vetë.

Witherspoon ka themeluar kompaninë e saj të produksionit në të cilën ka mundur t’u kushtohet tregimeve të cilat vetë ka dëshiruar t’i tregojë dhe kjo i është shpaguar. Ajo i këshillon gratë që çdo gjë që dëshirojnë mund ta arrijnë vetëm duke punuar fort, si edhe i këshillon ato që t’i shmangen atyre të cilët nuk i përkrahin ambiciet e tyre.

Ikni nga mashkulli i cili nuk mund të përballet me ambicien tënde. 

Rikujtojmë, se së fundmi Witherspoon, gjatë një bisede me moderatoren dhe aktoren Treacee Ellis Ross ka folur gjatë mbi eksperincën e saj të panikut gjatë periudhës kur xhironte filmin “Wild” në vitin 2014. Filmi kishte një qendër të tij një grua, e cila kishte pësuar një dramë familjare dhe përpiqej të gjente pjesët e munguara të jetës së saj duke u munduar të ngjiste majën e Pacific Crest Trail.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE