“Katar 2022”, mes 4 sfidave të sotme veçon Francë-Danimarkë!

vovalbania November 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Katar 2022”, mes 4 sfidave të sotme veçon Francë-Danimarkë!

Në Botërorin e Futbollit në Katar, sot luhen ndeshjet e dyta të fazës së grupeve që në orën 11:00 nisën me përballjen e Grupit D, Tunizi-Australi, për të vijuar më 14:00 me ndeshjen e Grupit C, Poloni-Arabi Saudite. Në orën 17:00 Francë-Danimarkë në Grupin D dhe në mbrëmje, më 20:00 radha e sfidës Argjentinë-Meksikë, në Grupin C.

Në prag të duelit të Francës me Danimarkën, trajneri Didier Deschamps u pyet nga gazetarët për ndryshimet që do të bëjë në krahasim me sfidën kundër Australisë.

Mund të bëj gjithçka me formacionin. Ndaj Australisë, veç golit, gabuam edhe në katër situata të tjera që duhet t’i menaxhojmë më mirë. Eshtë e qartë se çdo herë ka gjëra që mund të përmirësohen, edhe pse kemi treguar shumë cilësi në fazën sulmuese. Idealja është që të jesh i rrezikshëm në sulm dhe të mos pësosh gol. Le t’i afrohemi ndeshjes perfekte. Pastaj, nëse do të ndryshoj diçka në ekip apo jo, flisni e debatoni ju!

Tekniku analizoi edhe Danimarkën që dy herë i mundi kampionët e Botës në Nations League, sezonin e fundit.

Danimarka është ekip i nënvlerësuar, në krahasim me vlerën reale që ka. Na ka bërë të vuajmë shumë. Duhet ta ndryshojmë këtë trend në ndeshjen e së shtunës. Ne e njohim Danimarkën, ata na njohin ne, por ndeshjet e qershorit, shtatorit dhe kjo në Kupën e Botës janë ndryshe nga njëra-tjetra për momentin që të dyja skuadrat po kalojnë.

Ndërkohë, mbrëmë Anglia barazoi 0-0 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raundin e dytë të sfidave në grup dhe shtyu për ndeshjen e fundit sigurimin e kualifikimit.

“Tre Luanëve” do t’iu duhet të shmangin një humbje me më shumë se tre gola diferencë ndaj Uellsit, për të vijuar në fazën me eliminim direkt (nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, kriteri i parë është golaverazhi i përgjithshëm). Dhe për të qenë të sigurt në vendin e parë, anglezët duhet ta fitojnë ndeshjen e fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE