Mes tullumbaceve dhe ëmbëlsirave, ja disa pamje nga festa e ‘babyshower’ e Einxhel Shkirës!

vovalbania November 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes tullumbaceve dhe ëmbëlsirave, ja disa pamje nga festa e ‘babyshower’ e Einxhel Shkirës!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Ditën e sotme Einxhel, si një traditë tashmë për çdo vajzë që është në pritje të një fëmije ka organizuar një ‘babyshower’ me mikeshat e saj. Përmes fotove dhe videove duket se vendi është i rrethuar me tullumbace me ngjyra dhe ëmbëlsira. Përveç se vajzat kanë darkuar por edhe kanëluajtur disa lojra se kush di më mirë të kujdeset për një fëmijë.

 

Ditën e djeshme Einxhel feston ditëlindjen e saj dhe mbush 33 vjeçe. Ndër shumë urime që moderatorja ka marrë dihet se më i veçanti ishte nga partneri i saj i zemrës Dj Dagz. Dagz ka postuar disa foto me Einxhel nga ashensori, ku Einxhel mban një tortë në dorë dhe shkruan.

Ditët e fundit Einxhel me anë të një video të postuar në Instagram ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj dhe arsyeja i ka habitur të gjithë. Mesa duket Einxhelit i nevojitet një person që punon me perlat dhe që krijon gjëra me perlat. Të gjithë ishin shumë kuriozë të dinë se çfarë është duke planifikuar Einxhel dhe i kanë dërguar shumë mesazhe, por moderatorja është përgjigjur se nuk mund ta tregoj arsyen sepse është një surprizë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE