Shpërthim në Durrës, eksploziv një dyqani me veshje!

vovalbania November 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthim në Durrës, eksploziv një dyqani me veshje!

Një shpërthim me lëndë eksplozive ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Lënda plasëse iu vendos një biznesi në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar, në rrugën “Aleksandër Goga”. Si rezultat i shpërthimit të eksplozivit në pjesën e qepenit të një butiku në pronësi të shtetases Jonida Karaboja, u shkaktuan vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit apo autorëve, në policinë Durrës u shoqëruan disa persona.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47783 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE