Tiranë, grabitjet në rritje te Liqeni Artificial, “skifterët” ishin dy policë!

vovalbania November 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, grabitjet në rritje te Liqeni Artificial, “skifterët” ishin dy policë!

Paguheshin për të na mbrojtur, si pjesë e uniformave blu, por në “kohën e lirë” rreshtoheshin në anën e keqbërësve duke kryer vjedhje të qytetarëve.

Një punonjës i Policisë së Shtetit dhe një i asaj Bashkiake ranë në prangat e kolegëve, të cilët prej javësh i mbanin nën vëzhgim, pas shtimit të rasteve të denoncimeve për grabitje të celularëve apo sendeve me vlerë, në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. Shumë persona i ishin drejtuar mjediseve të Komisariatit nr.1 për të denoncuar vjedhjet.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën të ditur se nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin dy policët e moshave 23 e 39-vjeç. Të dyshuarit u arrestuan mëngjesin e sotëm.

Ata janë efektivi i Patrullës së Komisariatit nr.1 në Tiranë, Serxhio Cani dhe polici bashkiak, Sajmir Muzikanti. Mësohet se për rastin u njoftua edhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore, AMP që po kryen veprimet përkatëse.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE