Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, vdesin dy 26 vjeçare; shoferi në gjendje të rëndë

vovalbania November 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, vdesin dy 26 vjeçare; shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit A.T, 26 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, 26 vjeçarja S.T dhe një tjetër shtetase e paidentifikuar, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

I riu që drejtonte automjetin është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE