Dafina Zeqiri na tregon planet e saj për vitin 2023!

vovalbania November 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dafina Zeqiri na tregon planet e saj për vitin 2023!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Ka vetëm pak ditë që kur Dafina ka publikuar bashkëpunimin muzikor me Alban Skënderaj, i cili titullohet “Copa copa” e mesa duket këngëtarja ka gati dhe projekte të reja. Ama ajo çfarë vihet re është se këto projekte do të publikohen vitin tjetër. Këtë e kemi kuptuar me anë të disa fotove që këngëtarja ka postuar në Instagram, ku na ka treguar pak nga teksti i këngës dhe ka shkruar “2023”. Nuk e dimë nëse për këtë vit duhet të presim akoma këngë të reja nga Dafina, por tanimë na mbetet vetëm të presim.

Ti fjalt mos i ngo, po gjyko veprat e mia.

Kallzom qa me bo, du me tu hek dyshimi yo…

Së fundmi Dafina ka publikuar projektin e fundit muzikor, një bashkëpunim me artistin shumë të dashur për publikun, Alban Skënderaj, i cili titullohet “Copa copa”. Një bashkëpunimi tillë nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku nuk mund mos kishte sukses dhe kjo duket, pasi vetëm brenda 1 dite nga publikimi kënga ka kaluar 1 milion klikime.

Gjithmonë Dafina dhe Dj Geek qëndrojnë shumicën e kohës bashkë, kjo ndodh edhe për shkak të punës së përbashkët, por edhe janë gjithmonë aty për të mbështetur njëri-tjetrin. Të gjithë kanë qenë kurioz për faktin se sa xheloz janë ata me njëri-tjetrin e për këtë Dafi na e ka shuar pak kureshtjen me një nga postimet e fundit në Instastory, ku me anë të një ‘meme’ na ka treguar mënyrën se si burri i saj duhet të takoj gratë e tjera. Me këtë postim këngëtarja na ka lënë të kuptojmë se është shumë xheloze për partnerin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE