Katar 2022, FIFA vihet në alarm: Gati 160 miliardë dollarë baste; frikë për trukime ndeshjesh

vovalbania November 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Katari ndërton mure për të fshehur varfërinë nga sytë e publikut gjatë Kupës së Botës!

Bastet e vëna mund të sjellin edhe dukuri shumë negative në Kupën e Botës që mbahet në Katar.

FIFA është vënë në alarm në lidhje me shitblerjen e ndeshjeve të Botërorit të Katarit. Kjo sepse sipas Forbes më shumë se 160 miliardë dollarë priten të luhen nga fillimi e deri në fund të kompeticionit dhe me kaq para në lojë gjasat janë që të ketë edhe deformime rezultati.

Për këtë arsye FIFA ka sinjalizuar kompaninë zvicerane ‘Sportaradar’, që merret me zbulimin e ndeshjeve të trukuara. Të paktën një futbollist, i cili është akuzuar më herët për trukime rezultatesh, merr pjesë aktualisht në Kupën e Botës në Katar.

Pasó Mondial

Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.

Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!

Çdo ditë, 14:00

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48225 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE