Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë reshje bore, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

vovalbania November 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe ngritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Rajoni dhe Europa
Moti – E diel, 27 Nëntor 2022

Riaktivizimi i një qëndre ciklonare në Adriatik do të diktojë kushtet e motit në
gadishullin e Ballkanit duke sjellë reshje shiu dhe dëbore. Gjithashtu pjesa më e
madhe e Qëndrës së kontinentit do të mbizotërohet nga vranësirat dhe reshjet
e shiut. MBETEN me reshje dëbore Skandinavia dhe Lindja e kontinentit.
Ndërsa Europa Jugperëndimore do të jetë në dominimin e kushteve të
qëndrueshme atmosferike.
Kosova
Moti – E diel, 27 Nëntor 2022

Territori i Kosovës do të përfshihet nga vranësirat e shumta të cilat pritet që
herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta dëbore në
pothuajse të gjithë vendit. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore parashikohet që
reshjet të jenë më të dukshme.
Maqedonia e Veriut
Moti – E diel, 27 Nëntor 2022

MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë
vranësira të shumta, të cilat do gjenerojnë reshje në të gjithë territorin. Pritet që
reshjet të jenë dëbore në të gjithë vendit. POR më të theksuara reshjet do të
jenë në zonat Veriperëndimore.
Shqipëria
Moti – E diel, 27 Nëntor 2022

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë MBETET në mbizotërimin e vranësirave të
shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të
pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa në zonat malore pritet të
ketë shfaqje të reshjeve të pakta të dëborës, KU më të dukshme do të jenë në
zonat Veriore dhe Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke
luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi
Verilindore kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48452 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE