Big Mamës nuk i del inati me Antonelën: E di krejt Shqiptaria, ajo nuk është artiste!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Big Mamës nuk i del inati me Antonelën: E di krejt Shqiptaria, ajo nuk është artiste!

Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami e njohur si Big Mama, e cila gjithashtu ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të reality show-t më të njohur “Big Brother Vip”, ka rikthyer në vëmendje sherrin që ajo pati me showgirl-in Antonela Berisha.

E ftuar në emsionin “Zemër Luana”, mbrëmjen e djeshme, puntatë e kushtuar Ditës së Flamurit me lojëra dhe këngë nga të gjitha trevat Big Mama u përfshi në një lojë ku përballë kishte këngëtaren Poni dhe secila do duhet t’u përgjigjej pyetjeve të cilat u ishin bërë më titujt e këngëve të tyre.

Këngëtares iu drejtua ky dënim: “Na thuaj emrat e tre personazheve të njohur të showbiz-it që thjesht nuk i duron dot më!”. E ajo nuk hezitoi duke thënë emrin e Antonela Berishës. Ajo u shpreh se as artiste nuk e konsideron dot, pasi ofendon artistët e vërtetë.

“Artiste nuk është artiste. Atë që nuk e duroj dot e dinë krejt Shqiptaria, Antonelën nuk e duroj. Artistët ofendohen nëse unë e krahasoj atë me artistët real,”-shtoi Big Mama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE