Kina e angazhuar në shtypjen e protestave të rralla kombëtare!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kina e angazhuar në shtypjen e protestave të rralla kombëtare!

Forcat kineze të sigurisë sot ndaluan të paktën dy persona, në përpjekje për të shuar protestat e rralla që po mbahen në Kinë, me thirrjet për liri politike e dhënie fund të izolimeve antikoronavirus. Përfaqësues të agjencisë së lajmeve AFP ishin dëshmitarë kur dy njerëz u arrestuan nga një zonë ku protestohej në Shangai.

Një ditë më parë, të shumtë ishin ata që mbushën rrugët e qyteteve të mëdha e në kampuse universitare, duke nisur valën më të madhe të protestave prej vitit 1989, kur u shtypën tubimet pro-demokracisë. Javën e kaluar, një zjarr vdekjeprurës në Urumçi, kryeqytet i rajonit kinez Ksinjiang ishte katalizator për rritjen e zemërimit publik. Si arsye të vonesave në përgjigjen ndaj ngjarjes tragjike, shumë persona fajësojnë politikat lidhur me izolimin nga koronavirusi.

Ndërkohë, protestuesit bënë thirrje edhe për liri më të mëdha politike. Madje, disa kërkuan edhe dorëheqjen e presidentit kinez, Xi Jinping, i cili së fundi ka fituar një mandat të tretë si lider i shtetit. Turmat e mëdha u mblodhën dje në kryeqytetin kinez, Pekin dhe në qytetin tjetër Shangai, ndërsa më pas, policia nisi të përleshet me protestuesit.

BBC-ja raportoi për një gazetar britanik të arrestuar e dhunuar nga policia, teksa mbulonte protestat në Shangai ku sot bie në sy rritja e pranisë së forcave policore. Por, autoritetet në këtë qytet nuk treguan se sa njerëz janë arrestuar. Ndërkohë, zyrtarët shtetërorë që merren me censurën, pastruan rrjetet sociale kineze nga çdo lajmi mbi tubimet.

Kontrolli strikt për informacionin në Kinë dhe kufizimet e vazhdueshme, të lidhura me politikën e zero rasteve me koronavirus, e vështirësojnë procesin e konfirmimit të numrit të protestuesve në Kinë. Protesta të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, pasi autoritetet kanë shtypur gjithë zërat opozitarë.

Për protesta, dje u raportua edhe në Uhan, qytetin ku është raportuar rasti i parë i infektimit me koronavirus, si dhe në tre qytete tjera: Guangzhou, Çengdu e Hong Kong.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE