Krizë ekonomike, por amerikanët shpenzuan 9.12 miliardë dollarë për ‘Black Friday’!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krizë ekonomike, por amerikanët shpenzuan 9.12 miliardë dollarë për ‘Black Friday’!

Bota ndodhet në një krizë ekonomike dhe inflacion në rritje, por kjo nuk i ka penguar amerikanët që të shpenzojnë për ‘Black Friday’, ditën e premte, që njihet edhe si dita e uljeve ‘drastike’.

Qytetarët në SHBA kanë tejkaluar parashikimet me shpenzimet e tyre online. Blerjet kanë arritur në 9.12 miliardë dollarë, që është një rritje prej 2.5 për qind në krahasim me blerjet e vitit të kaluar.

Pajisjet teknologjike kanë qenë produktet më të shitura, përfshirë ato si Xbox, dronët dhe MacBook të kompanisë Apple, të ndjekura nga lodrat, pajisjet shtëpiake dhe pajisjet për stërvitje.

E ashtuquajtura e premtja e zezë nis sezonin e blerjeve për festat e fundvitit. Shumica e dyqaneve ofrojnë zbritje të konsiderueshme dhe zgjasin oraret e punës.

Ndërsa blerjet në dyqane ishin më në fokus këtë vit për shkak të lehtësimit të kufizimeve të COVID-19, kjo nuk do të thotë se kishte një rikthim në kaosin e vjetër të blerjeve të së Premtes së Zezë. Disa analistë vunë në dukje se trafiku ishte i shpejtë dhe sigurisht i dukshëm në një sërë dyqanesh, por nuk kishin radhët e gjata të pritjes për të cilat festa dikur ishte famëkeqe. Tashmë pothuaj çdo transaksion po kryhet online.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE