Lufta në Ukrainë, mbi 8 milion refugjatë në 9 muaj/I lartë edhe numri i të rikthyerve!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, mbi 8 milion refugjatë në 9 muaj/I lartë edhe numri i të rikthyerve!

Që nga 24 shkurti 2022, datë kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës 8,01 milion ukrainas kanë kaluar kufirin polako-ukrainas drejt Polonisë. Shifrën e bën të ditur Roja Kufitare polake, SG.

Sipas SG-së, dy ditë më parë, oficerët e Gardës Kufitare kryen më shumë se 25 mijë kontrolle kufitare për personat që hynin në Poloni nga Ukraina. Gjithashtu, Roja Kufitare deklaroi se më tepër se 6,19 milion njerëz ishin larguar nga Polonia për në Ukrainë, që nga fillimi i luftës, mbi nëntë muaj më parë. Vetëm të shtunën e kaluar, afro 25 mijë persona kaluan kufirin nga Polonia për në Ukrainë.

Me urdhër të Putinit, forcat e Moskës sulmuan vendin fqinj, në emër të atij që për shefin e Kremlinit është “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi u vendos në krah të Kievit dhe vendosi t’i përgjigjet Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Po ashtu, po furnizon me armatime ushtarake Ukrainën, që të ketë sukses në kundërpërgjigjen ndaj pushtuesve. Si pasojë e luftës kanë humbur jetën mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

“Sulmet e Rusisë në infrastrukturën ukrainase të energjisë përbëjnë gjenocid”. Kështu i cilëson Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, në një prononcim për BBC-në. Rusia mohon se ka një qëllim të tillë në luftën e nisur në fund të muajit shkurt. Ndërkohë, miliona persona në Ukrainë janë duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike në kushtet e motit të ftohtë me temperatura të ulëta.

Kryeprokurori Kostin bëri të ditur se zyra e tij është duke hetuar më shumë se 49 mijë krime të luftës që prej nisjes së konfliktit, më 24 shkurt të këtij viti. Ai ka bërë thirrje për krijimin e një “gjykate ndërkombëtare ad-hoc”, siç u shpreh, të mbështetur nga “bota e qytetëruar” që kundërshton luftën, në mënyrë që Rusia të mbahet përgjegjëse për të gjitha veprimet në Ukrainë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE