Opozita uron 28 Nëntorin: Mbrojtje Shqipërisë nga rreqizet e reja!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opozita uron 28 Nëntorin: Mbrojtje Shqipërisë nga rreqizet e reja!

Në urimin për 110-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, kryetari demokrat Berisha shprehu nderimin  për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë e në të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi. Në një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan se “Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të shqiptarëve”.

Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit. Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë! Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi. Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët. Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori. Kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet në mesazhin e tij të urimit publikuar në rrjetet sociale se patriotizmi dhe sakrificat për flamurin kombëtar duhet të jenë pishtar për mbrojtjen e Shqipërisë nga rreziqet e reja.

Sot në Ditën e Flamurit Kombëtar, përulemi me nderim para veprës së ndritur të Ismail Qemalit dhe Etërve të Pavarësisë, që 110 vjet më parë themeluan shtetin modern duke patur për ideal të shenjtë vetëm Atdheun dhe fatet e Tij. Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhen të jenë në çdo kohë pishtari që na ndriçon mendjet dhe udhën e duhur ku duhet të ecim për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo rrezik i ri dhe për ta bërë këtë tokë të bekuar sa më të begatë, ku sot e mot të gjithë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të jetojnë me dinjitet dhe krenari. Lavdi përjetë 28 Nëntorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47594 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE