Rusia: Nuk jemi larguar, Zaporizhja mbetet nën kontrollin rus!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia: Nuk jemi larguar, Zaporizhja mbetet nën kontrollin rus!

Centrali bërthamor në Zaporizhja, qytet jugor në Ukrainë, mbetet nën kontrollin e Rusisë. Kështu bënë të ditur autoritetet e instaluara nga Moska në qytetin e afërt, Enerhodar, pasi një zyrtar ukrainas sugjeroi që forcat ruse janë duke u përgatitur për t’u larguar.

Vazhdimisht, mediat po përhapin lajme të rreme se Rusia planifikon tërheqjen nga Enerhodari dhe largimin nga centrali. Ky informacion nuk është i vërtetë.

Numri një i kompanisë shtetërore të energjisë në Ukrainë njoftoi se ka shenja që forcat ruse mund të jenë përgatitur për t’u larguar nga pjesa më e madhe e centralit në Zaporizhja, më i madhi në Europë dhe që e patën pushtuar në muajin mars, pak pas nisjes së luftës në Ukrainë. Ukraina, vend që është përballur me aksidentin më të rëndë bërthamor në Çernobil në vitin 1986 dhe në anën tjetër Rusia, ende fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet në Zaporizhja disa javë më parë. Që të dy shtetet kanë paralajmëruar lidhur me rrezikun e një katastrofe bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore dëshiron që të krijojë një zonë mbrojtëse rreth centralit bërthamor. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë disa mënyra për të menaxhuar kërcënimet bërthamore në nivelin e agjencive të inteligjencës. Kështu u shpreh e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Moskë, Elizabeth Rood, në një deklaratë për agjencinë shtetërore ruse, Ria Novosti.

Më herët gjatë këtij muaji, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns u takua me Sergei Naryshkinin, shefi i inteligjencës së jashtme ruse, duke e paralajmëruar për pasoja në rast se Rusia përdor ndonjë lloj arme bërthamore.

Ndryshe nga Shtëpia e Bardhë, Rusia deklaroi se çështjet e diskutuara kanë qenë “të ndjeshme” dhe nuk i komentoi më gjatë.

Shtetet e Bashkuara kanë kanale me Federatën e Rusisë për të menaxhuar rrezikun, sidomos rrezikun bërthamor, që ka qenë edhe temë e takimit të zyrtarit Burns me homologun e tij. Drejtori Burns nuk e ka diskutuar zgjidhjen për konfliktin në Ukrainë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48287 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE