Shtetet e Bashkuara urojnë 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë/Mesazhi i sekretarit Blinken!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtetet e Bashkuara urojnë 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë/Mesazhi i sekretarit Blinken!

Në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken uron shqiptarët. Shefi i diplomacisë së Uashingtonit shprehet “i nderuar” që të urojë popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa shton se “jemi krenarë që festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku”.

Në mesazhin e urimit të sekretarit të Shtetit, Blinken theksohet:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa ju vazhdoni të jepni kontribut të rëndësishëm në skenën botërore. Shqipëria ka shfaqur lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke vënë në dukje veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën.

Kontributet e çmuara të Shqipërisë si aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve.

Ne urojmë Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur përgjatë rrugës suaj transatlantike.

Së bashku, po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji ndërsa çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët klimatike për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Teksa hyjmë në shekullin tjetër të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 110 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme në trevat shqiptare dhe për shqiptarët anembanë botës. Si çdo vit, epiqendër e festimeve janë Tirana dhe Vlora. Po ashtu, në Prishtinë ka një agjendë të kremtimeve. Në Shtetet e Bashkuara, komuniteti shqiptar do të ngrejë flamurin shqiptar në Bergen County.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE