Temperaturat zbresin në minus! Çfarë pritet të ndodhë me motin këtë javë

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperaturat zbresin në minus! Çfarë pritet të ndodhë me motin këtë javë

Rajoni dhe Europa

Gadishulli i Iberik dhe pjesërisht rajoni i Ballkanit pritet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa brigjet e Egjeut do të vijojnë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu. Gjithashtu pjesa më e madhe Europës Qendrore mbetet në dominimin e rrebesheve të shiut. Vendet Nordike dhe Europa Lindore paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do
të gjenerojnë reshje dëbore.

Kosova

Vijojnë të jenë prezente vranësirat e shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës, duke sjellë dhe reshje të pakta dëbore në zona të izoluara. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht motin në vend.

Maqedonia e Veriut

Mbetet MV me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta dëbore në të gjithë MV. Orët e mbrëmjes dhe natës vonë sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar në orët e para të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore, ku dhe do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në Juglindje të Shqipërisë. Ndërsa orët vijuese sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona, duke bërë që në vend të ketë më shumë orë me diell. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE