Kush është moderatori më i dobët? Blendi Salaj ka dy fjalë për Arbana Osmanin

vovalbania November 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush është moderatori më i dobët? Blendi Salaj ka dy fjalë për Arbana Osmanin

Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Salaj, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Channel. Ai zhvilloi një intervistë të shkurtër me moderatoren, Alesia Bami.

Gjatë kësaj interviste, Bami e pyeti Salajn në lidhje me marrëdhëniet me kolegët e tij, me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite.

“Unë kam shkuar mirë me të gjithë. Kam punuar me Edi Manushin, me Arbana Osmanin në “Big Brother”. Janë njerëz që unë i dua sepse më përcjellin një pozitvitet të jashtëzakonshëm”, u shpreh gazetari i njohur.

Më pas Alesia i bëri një pyetje tjetër, duke i kërkuar t’i thoshte se kush është moderatori më i talentuar në Shqipëri sipas tij. Salaj veçoi emrin e moderatores së dashur për publikun, Arbana Osmani, teksa tha:

“Arbana Osmani realisht ka një vend të veçantë. Gjithë këta vjet që ka qenë në ekran, e ka bërë gjithçka me personalitet dhe inteligjencë dhe ka ditur të ruajë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me publikun”.

Po moderatori i dobët kush është sipas Blendi Salajt? Gazetari preferoi që të mos thoshte emra, por u shpreh:

“Të dobët ka sa të duash, unë nuk shikoj shumë televizor nëse moderatorët janë të dobët. Më mungon televizioni inteligjent, media inteligjente, që të bëjnë të mendosh, të ndjesh, personazhet që të frymëzojnë pozitivisht. Më kanë lodhur këta personazhet injorantë, ujqërit çakenjtë, që marrin më shumë vend sesa meritojnë në ekran dhe japin një shembull që s’është i duhuri”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48403 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE