Orgazma e saj në “duart” e shkencës, Cara Delevingne bën atë që askush se ka bërë më parë!

vovalbania November 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Orgazma e saj në “duart” e shkencës, Cara Delevingne bën atë që askush se ka bërë më parë!

Modelja e njohur Cara Delevingne i ka ‘dhuruar’ shkencës orgazmën e saj. Ylli i The “Only Murders In The Building” donte të studionte shkencërisht orgazmën dhe kiminë e trupit për të zbuluar hendekun gjinor të orgazmës, një teori se pse burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë orgazmë gjatë seksit sesa gratë. Rezultatet do të shfaqen në dokumentarin “Planet Sex with Cara Delelevigne” të BBC.

Por, si e matën saktësisht mjekët orgazmën e saj? Bukuroshja dha mostra të gjakut para dhe pas arritjes së orgazmës për të zbuluar ndryshimet në kiminë e trupit të saj. Testi tregoi nivelet e ndryshme të endokannabinoideve, i cili është kimikati që rrit euforinë dhe kënaqësinë e një personi gjatë seksit dhe ul ankthin. Delevingne tha se:

Unë mendoj se dëshira seksuale e grave është ndrydhur. Them se në shekullin 21 ka ardhur koha që edhe gratë të kënaqen po aq shumë sa burrat në shtrat! Shkencëtarët thonë se 95% e meshkujve përjetojnë orgazëm gjatë marrëdhënieve seksuale dhe vetëm 65% e grave e përjetojnë atë. Për të qenë e sinqertë, mendoj se kjo e fundit nuk është e vërtetë. Duke marrë parasysh se çfarë thonë mikeshat e mia, do thoja 15-20%.

Ndërkaq, prej disa kohësh janë ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen e shëndetit mendor të Cara-s dhe deri më tani nuk dihet se çfarë po ndodh saktësisht me aktoren. Gjithçka nisi kur një video bëri xhiron e rrjetit ku modelja ishte pa këpucë dhe bënte disa veprime të çuditshme në një aeroport.

Fansat dhe miqtë e saj kanë qenë shumë të shqetësuar mbi mirëqenien mendore të aktores. Një varg incidentesh të kohëve te fundit kanë ngjallur shqetësime në rrethin e ngushtë të Delevingnes, me disa nga miqtë që i kërkuan yllit të shkonte në rehabilitim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE