Australia eliminon Danimarkën dhe kualifikohet në ndeshjen e fundit të grupit!

vovalbania November 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Australia eliminon Danimarkën dhe kualifikohet në ndeshjen e fundit të grupit!

Australia mori një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të Grupit D, teksa fitoi me rezultatin 1-0.

Golin vendimtar e shënoi Khazri në fraksionin e dytë të lojës ndërsa Danimarka i jep fund rrugëtimit të saj në Katar duke zhgënjyer pritshmëritë.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm teksa nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, edhe pse ato mundësitë flagrante munguan. Sidoqoftë, Danimarka e detyruar edhe prej pikëve, ku i duhej vetëm fitorja tentoi të shfaqej më imponuese dhe Eriksen provoi kuadratin me një goditje tokazi në brendësi të zonës.

Por, fantazisti i Manchester United nuk pati shënjestrën e duhur dhe në këtë formë pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0. Në fraksionin e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leckie që dërgoi në festë të tijtë në minutën e 60-të. Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes me Australinë që me gjashtë pikë kualifikohet si e dyta e grupit dhe pret në fazën e ardhshme sfidën me fituesit e Grupit C. Hera e fundit që Australia kalonte grupin ishte në vitin 2006.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48480 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE