Çadrat me vete! Moti merr kthesën e papritur, si luhaten temperaturat

vovalbania November 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çadrat me vete! Moti merr kthesën e papritur, si luhaten temperaturat

Vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Lindore. Sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje shiu në një pjesë të mirë të zonës. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova
Deri në orët e mesditës Kosova parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin. Por pritet që pasditja dhe orët e mbrëmjes ti bëjnë më të dukshme vranësirat në të gjithë vendin, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

Maqedonia e Veriut
Vranësirat e shumta do të dominojnë të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut në pothuajse gjithë ditën. Vranësirat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore. Parashikohet që reshjet e dëborës të jenë më prezente në një pjesë të mirë të vendit.

Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve. Ndërsa pjesërisht Europa Qendrore do të ketë reshje të pakta dëbore. Po ashtu me reshje dëbore do të jetë edhe Skandinavia. Me kushte të qëndrueshme atmosferike paraqitet Europa Lindore dhe Jugperëndimore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE