Tërmetet në Evoia, sizmiologët të shqetësuar!

vovalbania November 30, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Tërmetet në Evoia, sizmiologët të shqetësuar!

Sizmiologët grekë janë ende të shqetësuar për dy tërmetet e fuqishme që kanë tronditur ishullin e Evoias gjatë 36 orëve të fundit, 120 lëkundjeve të tjera sizmike që kanë pasuar, dhe kryesisht për këtë vatër të re në këtë zonë të vendit që nuk ka dhënë në të kaluarën tërmete.

Lëkundja e parë e fuqishme ndodhi mëngjesin e së martës në zonën qendrore të ishullit me fuqi 4.7 ballë shkalla Rihter dhe është ndjerë edhe në Athinë.

Por rreth 16 orë më vonë ka ardhur lëkundja e dytë prej 5 ballësh shkalla Rihter ,që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e fshatit Zarakes ku ka qenë edhe epiqendra, pasuar nga një sekuencë e madhe pasgoditjesh, e cila po zhvillohet normalisht, ndërsa specialistët janë thuajse të bindur se mund të kemi edhe një ose disa tërmete të tjera të fuqishme.

“Këmbëngulja e aktivitetit sizmik na shqetësoi me kaq tërmete të fuqishme 4.8 apo 5 Rihter si dhe lëkundjet e tjera sizmike që pasojnë dhe përveç kësaj zona ku po ndodhin është zgjeruar më shumë se dje. Kjo mund të na çojë në një tërmet të fuqishëm. Për shkak se nuk njohim mirë tektonikën e zonës dhe historinë e tërmeteve atje, sepse nuk kemi eksperiencë sizmike, banorët nuk dinë si të veprojnë dhe banesat nuk plotësojnë kushtet sizmike, duhet të kemi kujdes shumë të madh sepse në një skenar të keq , pasojat mund të jenë tepër negative“, thotë Kostas Papazahos profesori i gjeofizikës i AUTH nga Universiteti Aristotelis Selanik.

Frika ka mbajtur zgjuar shumë banorë gjatë natës dhe shumë prej tyre kanë fjetur në makina . Deri më tani janë regjistruat dëme të vogla në rreth dhjetë shtëpi dhe ndërtesa, një prej tyre edhe kopshti i fëmijëve ku janë çarë muret.

Ndërsa një ekip inxhinierësh të Ministrisë së Infrastrukturës kanë shkuar në zonë për të parë dëmet, autoritetet kanë mbyllur shkollat në të gjithë ishullin,i sprovuar dy vitet e fundit nga zjarret masive ,por edhe nga përmbytjet. Sizmiologët këshillojnë të gjithë banorët që kanë shtëpi të vjetra të mos qëndrojnë brenda tyre derisa të çlirohet energjia sizmike dhe të monitorohet fenomeni për të paktën një javë .

Natën e kaluar një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në zonën detare 34 kilometra në jugperëndim të Lixourit, në Kefaloninë perëndimore, siç njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar, pa shkaktuar dëme.

Epiqendra e tërmetit ishte afërsisht 317 kilometra në perëndim të Athinës, në një zonë që jep tërmete të fuqishme .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE