Xhensila na prezanton me anëtarin më të ri në familjen Kallaku!

vovalbania November 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhensila na prezanton me anëtarin më të ri në familjen Kallaku!

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Çifti janë me njëri-tjetrin  prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie dhe prej kohësh tanimë ndajnë me ne në rrjete sociale postime shumë romantike, por dhe shumë të ëmbla me vogëlushen e tyre. Duket e familjes së tyr

e i është shtuar dhe një anëtar shumë ‘i ëmbël’ dhe bëhet fjalë për një kotele të vogël. Me anë të një Instastory vetë bukuroshja na prezantoi me të teksa krahas shkruan:

Ju prezantoj me anëtarin më të ri të familjes Kallaku, Gray, Twinkle, moon, shade, Star… na falni por Ajka akoma nuk është e sigurt për emrin.  

Para pak ditësh Xhensila erdhi me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin Kidda. ‘Më do’ quhet dueti i dyshes, i cili që para se të publikohej u bë mjaft viral në TikTok dhe në më pak se dy javë nga publikimi ka arritur rreth 3 milion klikime duke shënuar kështu një sukses për artistët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE