Aktorja e njohur Jorgie Porter bëhet nënë për herë të parë!

vovalbania December 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur Jorgie Porter bëhet nënë për herë të parë!

Aktorja e njohur Jorgie Porter ka sjellë në jetë një djalë me të fejuarin e saj, Ollie Piotrowski. Këtë lajm të gëzueshëm aktorja e “Hollyoaks” e ndau me ndjekësit e saj në Instagram teksa me një foto nga spitali shkroi:

Mirë se erdhe në familje….Djali ynë i vogël..Forest.

Jorgie dukej shumë e lumtur duke shkuar në shtëpi, e veshur me tuta sportive dhe pantofla. Fëmija erdhi në jetë pak më herët pasi data e lindjes ishte përcaktuar në dhjetor. Çifti njoftoi se po prisnin fëmijën në qershor me anë të një video në Instagram. Aktorja, e njohur më së shumti për rolin e saj si Theresa McQueen në “Hollyaks” të Channel 4, u fejua me Ollie në hotelin Gleneagles në Perth dhe Kinross. Ish-ylli i “Dancing On Ice” dhe i fejuari i saj janë në lidhje që nga viti 2020 dhe zyrtarizuan lidhjen në tetor të atij viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE