Telefonata/ Çfarë u diskutua mes kryeministrit Rama dhe homologut britanik Rishi Sunak?!

vovalbania December 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Telefonata/ Çfarë u diskutua mes kryeministrit Rama dhe homologut britanik Rishi Sunak?!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike me homologun britanik Rishi Sunak, me kërkesë të këtij të fundit.

Një zëdhënës i kryeministrisë angleze 10 Downing Street i tha Top Channel se udhëheqësit e dy vendeve diskutuan për partneritetin e ngushtë dhe të gjatë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Në qendër të bisedës telefonike mes tyre ishte angazhimi për të forcuar më tej bashkëpunimin në tregti, investime dhe në mbrojtje, përfshirë edhe sigurinë kibernetike.

Kryeministri britanik Sunak pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Britani, por të dy liderët ranë dakord se duhet bërë më shumë për të trajtuar migracionin ilegal dhe për të luftuar së bashku krimin e organizuar.

Po ashtu ata diskutuan edhe për planet për të rritur bashkëpunimin në zgjidhjen e sfidave e përbashkëta, ku kryeson migracioni dhe azil-kërkim nga pala shqiptare në tokën britanike.

Me dëshirën për të bashkëpunuar, udhëheqësit e dy vendeve treguan gatishmërinë për të thelluar më tej marrëdhëniet Britani e Madhe-Shqipëri.

Një ditë më parë qeveria angleze hodhi idenë e vendosjes së Shqipërisë në listën e bardhë duke i mohuar automatikisht të drejtën e kërkim azilit.

Vitin e shkuar parlamenti miratoi në kohë rekord marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë nga ish-ministrja e punëve të brendshme Priti Patel me homologun Bledi Çuçi për dënimin e shpejtë të shqiptarëve të cilët mbarojnë vuajtjen e dënimit në burgjet angleze.

Dy muaj më parë po në një kohë të shkurtër parlamenti shqiptarë ratifikoi memorandumin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në shkëmbimin e të dhënave në ato shqiptare me qëllimin identifikimin e personave shqiptarë me precedentë penal që mbërrijnë në Angli. Sikurse dakordësimin e dërgimit të oficerëve shqiptarë të kontaktit në portin e Doverit Angli.

Kryeministri Edi Rama e ka përsëritur thirrjen ndaj shqiptarëve për mos ta vënë jetën në rrezik e shkuar me gomone në Angli. Megjithatë pala angleze pretendon se deri më tani këtë vit kanë mbërritur 12.000 të cilët kaluan kanalin anglez me gomone që përbëjnë 30% të totalit të atyre që kanë mbërritur me gomone gjate Janar-Nëntor 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48477 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE