U tha se u dhunua në mes të Tiranës, reagon aktori Rezart Veleshnja

vovalbania December 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U tha se u dhunua në mes të Tiranës, reagon aktori Rezart Veleshnja

Ditën e sotme, në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Rezart Veleshnja është grabitur dhe dhunuar një natë më parë në mes të Tiranës, e madje në një nga zonat më të populluara.

Sipas burimit aktori është gjendur në këtë situatë menjëherë sapo ka tërhequr para nga një bankomat.

Por vetë aktori ka vendosur të sqarojë gjithçka për ndjekësit e tij, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Veleshnja shprehet në një video se lajmi është i pavërtetë, duke mos i kursyer ironizimet.

“Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë sdi gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”- thotë mes të tjerash aktori i humorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE