Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit – BIA

vovalbania December 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit – BIA

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA.

Lajmin për këtë emërim e dhanë disa media në Serbi, përfshirë televizionin shtetëror – RTS, i cili tha se vendimi u mor nga Qevria e Serbisë.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë dërgoi pyetje në Qeverinë e Serbisë në lidhje me emërimin e Vulinit, por nuk mori përgjigje.

Para Vulinit, në këtë post ishte Bratisllav Gashiq, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

BIA është një shërbim civil i sigurisë kombëtare të Republikës së Serbisë.

Ajo është përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së këtij vendi dhe, ndër të tjera, për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve që, siç thuhet, synojnë cenimin ose rrëzimin e rendit të vendosur me Kushtetutën e Republikës së Serbisë.

Vulin, më herët, ka qenë edhe drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE