Ja si u vlerësuan performancat e konkurrentëve në “Dancing With The Stars” në ‘Sfidën e çifteve’!

vovalbania December 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja si u vlerësuan performancat e konkurrentëve në “Dancing With The Stars” në ‘Sfidën e çifteve’!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese në mbrëmjen ku yjet tanë ‘u shkartisën’ dhe kërcyen me partnerët e tyre të rinj në ‘Sfidën e çifteve’!

Çiftet e reja që u krijuan ishin: Sara dhe Lediani, Salsano dhe Ledia, Elhaida dhe Luixhino, Megi dhe Lori, Arditi dhe Erisa, Isli dhe Jora, Julka dhe Jurgeni, Arbri dhe Silvester.

Julka dhe Jurgen – 27 pikë

 

Megi dhe Lori- 39 pikë

 

Arbër dhe Silvester- 31 pikë

Isli dhe Jora- 30 pikë

Salsano dhe Ledia- 30 pikë

Sara dhe Ledian- 34 pikë

 

Elhaida dhe Luixhino- 32 pikë

Arditi dhe Erisa- 31 pikë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE