Kryeministrja finlandeze bën deklaratën e papritur: Europa nuk është e fortë pa SHBA-të

vovalbania December 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministrja finlandeze bën deklaratën e papritur: Europa nuk është e fortë pa SHBA-të

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka bërë thirrje që Europa të ndërtojë aftësitë e veta të mbrojtjes në vazhdën e luftës në Ukrainë, duke thënë se pa ndihmën e SHBA-së ajo nuk është mjaft e qëndrueshme.

“Duhet të sigurohemi që jemi më të fortë”, tha Marin në Sydney të premten. “Dhe unë do të jem brutalisht e sinqertë me ju, Europa nuk është mjaft e fortë. Ne do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara.”

Marin këmbënguli se Ukrainës duhet t’i jepet çfarëdo që duhet për të fituar luftën, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë thelbësore në furnizimin e Kievit me armë, financa dhe ndihmë humanitare të nevojshme për të zbehur përparimin e Rusisë.

“Ne duhet të sigurohemi që po i ndërtojmë gjithashtu ato aftësi kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, industrinë evropiane të mbrojtjes, dhe duke u siguruar që ne mund të përballemi në lloje të ndryshme situatash”, tha ajo.

Marin tha se kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, prioriteti i shumicës së finlandezëve ndryshoi brenda natës në siguri.

“Derisa Rusia pushtoi Ukrainën, prioritetet e Finlandës ishin të kishte marrëdhënie dypalëshe pune me Rusinë dhe të ishte partner i ngushtë me anëtarët e NATO-s, por jo të ishte anëtare. Kjo ishte mënyra më e mirë për të siguruar kombin tonë”, tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45287 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE