Mbi 100 milionë shikime, shuplaka famëkeqe e aktorit Will Smith më e klikuara në YouTube!

vovalbania December 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 100 milionë shikime, shuplaka famëkeqe e aktorit Will Smith më e klikuara në YouTube!

Shuplaka famëkeqe e aktorit Will Smith në Oscar kundrejt komedianit Chris Rock është shpallur si videoja më e preferuar e vitit në YouTube në Mbretërinë e Bashkuar. Klipi ka mbledhur mbi 103 milionë shikime. Ai tregon versionin e pacensuruar të momentit kur aktori i Hollivudit hyri në skenë dhe goditi komedianin pasi bëri një shaka për bashkëshorten e tij, jada. Videoja u bë shpejt virale dhe bëri bujë në gjithë botën.

Smith së fundmi ‘hapi zemrën’ në intervistën e tij të parë që nga shuplaka famëkeqe në ‘Oscars’ në fillim të këtij viti. Aktori në “The Daily Show with Trevor Noah” të Comedy Central u shpreh se:

Unë e humba. Ky ishte një zemërim që ishte akumuluar për një kohë vërtet të gjatë. Ajo ishte një natë e tmerrshme siç mund ta imagjinoni. Ka shumë nuanca dhe kompleksitete në të, por në fund të ditës, unë thjesht e humba kontrollin dhe ajo që dua të them është se ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë është duke përjetuar një njeri në të vërtetë. Ishin shumë gjëra. Ishte djali i vogël që pa babain e tij duke rrahur nënën e tij (referuar dhunës që babai i tij ka ushtruar ndaj nënës së aktorit). E gjithë kjo u shfaq në kokën time në atë momen, Ky nuk është ai që dua të jem.

Smith, i cili iu bashkua emisionit për të promovuar filmin e tij të ri “Emancipation”, u përlot disa herë duke përfshirë momentin kur ai ndau një histori të përzemërt se si përfundoi nata e tij pas ceremonisë së çmimeve ‘Oscars’. Chris Rock nga ana tjetër do të jetë komediani i parë që do të performojë një speciale ‘live’ në Netflix. Shfaqja e komedianit do të shënojë paraqitjen e parë të gjigantit Netflix në arenën e transmetimit të drejtpërdrejtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE