Bora Zemani na paralajmëroi se do të rikthehet në ‘Për’Puthen’?!

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani na paralajmëroi se do të rikthehet në ‘Për’Puthen’?!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e djeshme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese në mbrëmjen ku yjet tanë ‘u shkartisën’ dhe kërcyen me partnerët e tyre të rinj në ‘Sfidën e çifteve’!

Java që vjen gjithashtu premton shumë emocione. E premtja e ardhshme në “Dancing With the Stars” do të jetë një natë speciale që do t’i dedikohet hiteve të Elvana Gjatës ku yjet e mbetur në garë do të kërcejnë disa prej këngëve të ikonës shqiptare. Por, kjo nuk ishte e vetmja surprizë që u tha në spektaklin e djeshëm pasi edhe prezantuesja, Bora Zemani na dha gjithashtu një lajm që besojmë shumë nga ju e kanë pritur. Bukuroshja u shpreh se do të kemi mundësinë që nga dita e hënë ta ndjekim në Top Channel sërish por ku mendoni ju?

Besojmë e dini përgjigjen…

Rikujtojmë se Ori Nebijaj e cila u bë prezantuesja e ‘Për’Puthen’ pas largimit të Borës qëndroi shumë pak kohë pasi fitoi mandatin e deputetes në vend të Grida Dumës e cila u largua nga politika.

Fatkeqësisht ashtu si çdo natë, edhe kjo mbrëmje përfundoi me një të eliminuar. Pasi u vendosën përballë në ‘Dance Off’ Arditi dhe Arbri  në një sfidë ‘freestyle’ ishin pikërisht Arbri dhe Erisa që lanë spektaklin. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE