Lufta në Ukrainë, ende e largët mundësia e një takimi të presidentëve Biden-Putin!

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, ende e largët mundësia e një takimi të presidentëve Biden-Putin!

Presidenti amerikan, Joe Biden nuk ka ndërmend të flasë tani për tani me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Tashmë, i takon Ukrainës të vendosë nëse dhe kur mund të negociohet një marrëveshje paqeje mes dy vendeve.

Për të parën herë që nga muaji shtator, një ditë më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Siç njoftuan burime zyrtare në Kremlin, në fokus ishte situata në Ukrainë.

Gjatë telefonatës me Scholz-in, presidenti rus Putin shprehu shqetësimin e tij për linjën shkatërruese të shteteve perëndimore, përfshirë Gjermaninë, pasi po vazhdojnë të furnizojnë me armë regjimin e Kievit dhe po trajnojnë ushtrinë ukrainase.

Në deklaratë thuhet:

Presidenti Vladimir Putin pretendon se mbështetja ushtarake nga vendet perëndimore e bëri Ukrainën të mos kërkonte negociata me Rusinë. Gjithashtu, shefi i Kremlinit bëri thirrje për hetime ndërkombëtare ndaj sulmeve terroriste në gazsjellësin “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” në detin Baltik.

Sipas Shteteve të Bashkuara, çmimi i ri tavan ndaj naftës ruse, ndërpret burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit. Vendimi ndalon shtetet që të paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse që transportohet përmes detit. Hyrja në fuqi e tij pritet më 5 dhjetor apo edhe më herët.

Në vlerësimin e Uashingtonit, shtetet me të ardhura të ulëta e të mesme janë prekur shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimit. Më së shumti, ato do të përfitojnë nga çmimi tavan. Kjo do të kufizonte më tej financat e presidentit Putin, i cili i përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës. Po ashtu do të shmangë ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritjen e çmimeve të naftës në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE