Po tani a i dalloni dot? Romeo Veshaj vishet si Donald Veshaj në episodin e sotëm të “Më lër të flas”!

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po tani a i dalloni dot? Romeo Veshaj vishet si Donald Veshaj në episodin e sotëm të “Më lër të flas”!

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

Në puntatën e sotme të emisionit “Më lër të flas”, Romeo ka zgjedhur që të vishet në një mënyrë ndryshe nga herët e tjera, duke iu ngjasur më shumë stilit të Donaldit, më sportiv dhe me kapele ashtu si e kemi parë deri më tani të veshur Donaldin.  E këtë Donaldi e ka quajtur si “kopjim” të tij dhe ka postuar një foto të Romeos në Instastory, ku ka shkruar:

Romeo sot është munduar të më kopjojë stilin

Ditën e sotme Romeo publikoi një projekt të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Diona Fona dhe titullohet “Amante”. Ky projekt muzikor ishte një surprizë nga artistët, të cilën e kanë mbajtur të fshehtë këtë bashkëpunim dhe e kanë lajmëruar vetëm 2 ditë më parë me një video ‘TikTok-u’ të publikuar në Instagramin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE