Primaret në PD, nesër zgjidhen kandidatët e 14 majit!

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Primaret në PD, nesër zgjidhen kandidatët e 14 majit!

Duke filluar që prej orës 8 të mëngjesit të ditës së nesërme, demokratët u drejtohen sërish kutive të votimit. Këtë herë me votën e tyre ata do të zgjedhin kandidatët që do të përfaqësojnë koalicionin e PD të Berishës me Partinë e Lirisë së Ilir Metës në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Procesi organizohet si i tillë për herë të parë nga një parti politike shqiptare dhe për rrjedhojë nuk mundi t’i shpëtojë problematikave organizative.

Vetëm pak orë para se të nisë procesi i votimit, janë shumë çështje që nuk kanë përgjigje. Nuk dihet se sa është numri total i anëtarëve dhe i simpatizantëve që do të kenë të drejtë vote në të gjitha bashkitë.

Nuk dihet gjithashtu se kur do të jetë data e balotazhit në ato bashki ku ka më tepër se 2 kandidatë dhe ku asnjë prej garuesve nuk do mund të marrë më shumë se 51% të votave.

Përveç këtyre, problematike ka qenë edhe prezantimi i kandidatëve ku për 5 bashki, nuk pati asnjë vendim zyrtar nga kryesia e Partisë Demokratike për kandidatët që garojnë.

Si rrjedhojë e kësaj mangësie, nuk është bërë i ditur numri total i kandidatëve që do të garojnë në të gjitha bashkitë.

Por janë edhe 6 bashki ku nuk ka patur nevojë për primare, pasi në garë ka hyrë vetëm një kandidat.

Në respekt të marrëveshjes që Berisha dhe Meta firmosën pak javë më parë, në procesin e primareve janë përfshirë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë.

Incidenti më i rëndë i regjistruar në këtë proces, ishte përplasja mes mbështetësve të kandidatëve në Primaret e Kurbinit, ku debati degjeneroi edhe në përdorimin e armës së zjarrit, por fatmirësisht pa të lënduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE