Rrit energjinë dhe vepron edhe si një antidepresant, metoda e zgjimit nga gjumi të cilën e praktikon edhe Victoria Beckham!

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrit energjinë dhe vepron edhe si një antidepresant, metoda e zgjimit nga gjumi të cilën e praktikon edhe Victoria Beckham!

Ekziston një truk me vetëm 90 sekonda për ju qe e keni problem të zgjoheni në mëngjes dhe që nuk mund ta imagjinoni dot fillimin e ditës pa konsumuar një kafe. Për t’u zgjuar nga gjumi sa më shpejt dhe sa më me energji, duhet laheni me ujë të ftohtë për 30 sekonda, pastaj me ujë të ngrohtë për 30 sekonda dhe sërish me ujë të ftohtë për 30 sekonda.

Mund të mos duket si truku më i këndshëm, por funksionon shumë mirë sepse hap kapilarët dhe rrit qarkullimin, gjë që stimulon mendjen dhe trupin. Edhe stilistja e famshme Victoria Beckham betohet për suksesin e madh të kësaj procedure të thjeshtë, e cila përveçse rrit energjinë, vepron edhe si një antidepresant duke dërguar një nivel të lartë të impulseve elektrike në tru.

Gjithashtu, kjo metodë ndihmon në uljen e stresit sepse rrit tolerancën, forcon sistemin imunitar duke krijuar më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe ndihmon në djegien e yndyrës në mënyrë më efikase. Ndërkaq, me ndryshimin e orës dhe pavarësisht se fitoni një orë gjumë, mund të keni vënë re se ndiheni më të lodhur. Me ardhjen e muajve të ftohtë të vitit, ne presim të ndihemi më mirë pasi kemi fjetur qoftë edhe një orë më shumë.

Megjithatë, në realitet, ndjesia që mbizotëron është ajo e lodhjes. Ngritja nga shtrati në ditët e ftohta të dimrit mund të jetë paksa e vështirë. Eksperti i gjumit, Martin Seeley, ka zgjidhjen perfekte për t’u ngritur menjëherë. Siç ka treguar ai për “The Mirror”, ekziston një “rregull 10 sekondësh” që ndihmon. Gjëja kryesore është të ngriheni nga shtrati në më pak se 10 sekonda pasi bie zilja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47287 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE